Lukaku gati për të sfiduar Milanin e Piolit

Futboll

Lukaku gati për të sfiduar Milanin e Piolit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:12
Lukaku

E ndërsa kalojnë orët e fundit të merkatos, koha që rrjedh të çon drejt e te supersfida e kësaj jave në Serinë A, Roma – Milan. një ndër përballjet më të ndezura të sezonit. Roma dhe Milan zbresin në fushë në orën 20.45 me takimin.

Është një takim që mund të thotë shumë se si do të jetë ky sezon.

Nga njëra anë Stefano Pioli në kërkim të suksesit të tretë në po kaq ndeshje, i vendosur për të qëndruar në krye të klasifikimit.

Nga ana tjetër Jose Mourinho, që sapo ka marrë Lukakun dhe është gati që me belgun të fuqizojë aksionet e verdhekuqve të cilët vijnë pasi kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para. Në mes një det pasioni, ai romanist për një merkato që ka ndezur zemrat e tifozëve të Romës që tani mund të ëndërrojnë.

Në qendër të vëmendjes është natyrisht Romelu Lukaku, teorikisht i destinuar për në stol të paktën në fillim të takimit, i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Sigurisht që belgu edhe pse jo në gjendjen e tij optimale, mund të jetë një faktor. Përveç entuziazmit sjell dhe forcë fizike ndërkohë që portën e Milanit e njeh mirë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë duken deri tani më të kuotuar. Dy ndeshjet e para të kampionatit kanë treguar se organika e re në dispozicion të Piolit funksion dhe që afrimet e kanë ngritur jo pak nivelin.

Sidomos Pulisic që ka gjetur menjëherë golin në dy ndeshje por edhe Reijnders dhe Loftus-Cheek që i kanë rritur forcën fizike dhe rrezikshmërinë skuadrës.

Milani do të jetë ai që është parë kundër Torinos dhe Bolonjës, ndërsa te Roma pa Dybalan, pesha e sulmit do ti besohet fillimisht Belottit që do të mbështetet nga El Sharaëy. Pioli dhe Mourinho hapin sezonin e ndeshjeve për titull, në Olimpico jepet verdikti i parë i vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat