Barcelona, ofertë zyrtare për Cancelon

Futboll

Barcelona, ofertë zyrtare për Cancelon

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:20
Cancelo

Më 31 gusht, në orën 23:30, në zyrat e Manchester City-t ka mbërritur oferta e parë zyrtare nga Barcelona për lojtarin portugez, Joao Cancelo.

Edhe pse javët e fundit është folur shumë për transferimin e mundshëm të anësorit te kampionët në fuqi të La Ligas, bisedat mes përfaqësuesve të dy klubeve janë bërë vetëm në orën e fundit.

Klubi katalan ka arritur më në fund të përpilojë një ofertë zyrtare për lojtarin që sezonin e kaluar luajti i huazuar te kampionët e Bundesligës.

Barça kërkon ta marrë në formë huazimi për një sezon, duke paguar rrogën e plotë të portugezit dhe pa opsion blerjeje.

City nuk është kapur në befasi, pasi e kishte kuptuar që Barcelona do ta bënte ofertën në limitet e merkatos. Mbetet për t’u parë nëse do ta pranojë në orët në vijim këtë ofertë. Cancelo, për momentin, ndodhet në Portugali dhe pret sinjale nga të dy klubet për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat