Prishtina ndeshet me Llapin, Ballkani me Gjilanin

Futboll

Prishtina ndeshet me Llapin, Ballkani me Gjilanin

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:24
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së katërt.

Kjo xhiro nis të shtunën pasdite me duelet Liria-Fushë Kosova dhe Malisheva-Feronikeli 74, ndeshje këto që parashikohen të sjellin sfida interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme nga këto dy duele.

E diela pasdite pritet të jetë e ‘nxehtë’, ku do të luhen tri ndeshjet e fundit të javës së katërt.

Kryendeshja luhet mes Prishtinës dhe Llapit, derisa përballje të forta pritet edhe në duelet Drita-Dukagjini dhe Ballkani-Gjilani.

Superliga/Java e katërt

Të shtunën takohen:

Liria-Fushë Kosova

Malisheva-Feronikeli 74

Të dielën takohen:

Prishtina-Llapi

Drita-Dukagjini

Ballkani-Gjilani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat