Manchester United “blindon” portën

Futboll

Manchester United “blindon” portën

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga prezantimi

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e portierit turk Altay Bayindir nga Fenerbahce për 4.3 milionë stërlina.

25-vjeçari, i cili ka pesë paraqitje me kombëtaren turke, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027.

Sezonin e kaluar ai ishte lojtar kyç për Fenerbahçen në suksesin e arritur në Kupën e Turqisë, ndërsa kampionat klubi nga Stambolli u rendit u dyti.

“Është nder i madh të bashkohem me Manchester United dhe të bëhem lojtari i parë turk që përfaqëson këtë klub të jashtëzakonshëm”, tha Bayindir.

“Do të jap gjithçka për të ndihmuar këtë grup të veçantë lojtarësh për të arritur ambiciet tona. Mezi pres të filloj të punoj me një grup portierësh të tillë me përvojë.

Ne do të mbështesim njëri-tjetrin në mënyrë që secili prej nesh të jetë gati për të performuar sa herë që na kërkohet”/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat