Roma i beson Belotit

Futboll

Roma i beson Belotit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Roma i beson Belotit, Milani s’i prek fituesit!

Romës do t’i mungojë Kumbulla, Abrahami e me shumë mundësi Dibala, teksa në dyshim është kapiteni Pelegrini.

Praktikisht zgjedhje të detyruara për Zhoze Murinjon që në sulm ka vetëm Belotin, pasi Lukaku nuk ka ende formën e duhur.

Në formacion do të përfshihet edhe ish-i El-Sharaui, teksa, sa i përket sulmuesit belg, ai mund të luajë disa minuta ndaj një Milani që zbarkon në “Olimpico” si kryesues i A.

Stefano Pioli nuk duket se do të prezantojë për herë të tretë radhazi në kampionat formacionin që i ka dhënë suksesin në dy ndeshjet e para. Thelbësore në zgjedhjet e trajnerëve do të jetë mbledhja taktike, e cila do të venitë edhe dyshimet e fundit. Nëse kanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat