Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:26
Hirving Lozano

Arriti të ishte pjesë e “historisë”, duke u shpallur kampionët me “blutë” e Napoli dhe tashmë është shumë pranë “lamtumirës” me këta të fundit.

Bëhet fjalë për anësorin meksikan Hirving Lozano, i cili është shumë pranë rikthimit te skuadra e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, 28-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm te holandezët e PSV, me këta të fundit që do t’i paguajnë kampionët e Italisë, plot 12.2 milionë euro dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet këtë të premte.

Ndërkaq, kujtojmë se Lozano u transferua te Napoli për shifrën e 40 milionë eurove, po nga PSV.

Gjatë “aventurës” së tij, te “blutë” e Italisë, meksikani zhvilloi 155 përballje, në të cilat shënoi 30 gola dhuroi 17 asistime, si dhe arriti të fitojë 1 Serie A dhe 1 Kupë të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat