Real Madridi i shpall luftë La Liga-s

Futboll

Real Madridi i shpall luftë La Liga-s

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:53
Perez

Siç raporton “Onda Cero”, Real Madridi ka dërguar një ‘burofax’ në La Liga për të komunikuar se nuk do të lejojë asnjë lloj aksioni audiovizual të zhvillohet nesër jashtë ndeshjes 90-minutëshe kundër Getafes.

Real Madridi kishte shfaqur tashmë mosmarrëveshjen e tij me rregulloret e reja audiovizive, që favorizojnë ekonomikisht klubet të cilat lejojnë veprime të reja, transmetojnë pjesën e brendshme të ndeshjeve, pavarësisht se çfarë ndodh në fushë.

Klubi i kryesuar nga Florentino Perez nuk ka dhënë asnjë intervistë në tri javët e para të La Liga-s, të cilat janë luajtur në Bilbao, Almería dhe Vigo, si dhe nuk ka lejuar akses për kamerat në dhomat e zhveshjes, futjen e mikrofonëve gjatë pushimit mes dy pjesëve të lojës, apo ndonjë veprim tjetër audiovizual të propozuar nga La Liga.

Në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të shkojë një hap më tej si skuadër vendase dhe nuk do të lejojë asnjë filmim të skuadrës rivale, në këtë rast Getafe, që të bëhet brenda ambienteve të stadiumit, para dhe pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat