Ancelotti: Çfarë janë këto pyetje krejt pa kuptim?

Futboll

Ancelotti: Çfarë janë këto pyetje krejt pa kuptim?

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:54
Ancelotti

Carlo Ancelotti doli para mediave, në prag të ndeshjes kundër Getafe.

Një sfidë me të cilën Real Madridi do të kthehet në “Bernabeu” 90 ditë më vonë.

Trajneri italian ka bërë një vlerësim se cila do të jetë skuadra e tij këtë sezon: “Jam shumë i kënaqur me këtë Real Madrid, është shumë konkurrues.

Kemi hasur probleme, por duke pasur një skuadër të mirë mund t’i zëvendësojmë të gjithë. Ne kemi burime për të konkurruar kundër kujtdo”.

Kthimi në “Bernabeu” – “Ne jemi shumë të lumtur që po kthehemi në ‘Bernabeu’, i cili ka një fytyrë të re. Është shumë e rëndësishme të kthehemi te tifozët tanë pas tri fitoreve dhe të jemi në gjendje t’iu ofrojmë atyre një rezultat të mirë”.

Bellingham debuton në “Bernabéu” – “Tifozët do të jenë të kënaqur ta shohin atë drejtpërdrejt në stadium. Ai ka një personalitet kaq të fortë sa njerëzit do të jenë të lumtur ta shijojnë atë”.

Sistemi i lojës – “Pa Vinicius humbasim një lojtar shumë vendimtar. Ideja e lojës nuk ndryshon, sistemi nuk ndryshon. Ne do ta zëvendësojmë atë me një lojtar tjetër”.

Shorti i Champions League – “Napoli bëri shumë mirë sezonin e kaluar.

Ata kanë të njëjtën skuadër me trajner të ri dhe konkurrojnë shumë mirë. Unión Berlin është një ekip shumë i mirë në tërësi, por veçanërisht në mbrojtje. Duhet ta respektojmë edhe Bragën, sepse të gjitha ekipet portugeze luajnë mirë”.

Joselu – “Ne mund ta zëvendësojmë Vinicius me Joselu ose Brahim, por mund edhe të mos luajmë me tre sulmues. Nuk do të ndryshojë sistemi”.

Rodrygo – “Ai ka cilësinë e pazakontë për të qenë në gjendje të bëjë shumë gjëra nga shumë vende. Duke luajtur përpara, ai bën mirë, ose edhe midis linjave”.

Mbappe – “Nuk flas, sepse ai është lojtar i PSG-së. Po sikur ta ulja rrogën time për ta pasur Mbappe te Real Madridi? Jo, çfarë janë këto pyetje?! Unë nuk e di se çfarë lidhje ka paga ime me ardhjen e tij këtu. Pastaj ai është një lojtar i PSG”.

Penalltitë – “Kjo varet nga ndeshjet. Joselu i ekzekuton shumë mirë, Modric dhe Vinicius gjithashtu. Nëse ata janë të gjithë në fushë, ky është rendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat