Tundohet Barcelona

Futboll

Tundohet Barcelona

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:56
Lewandowski

Barcelona po punon për largimet këtë ditë të fundit të merkatos. Mes atyre që njihen për “exit” janë Ansu Fati, Lenglet, Abde apo Eric García, por edhe një emër i ri është shfaqur në tavolinë. Klubi Blaugrana ka marrë një propozim nga një klub saudit për të marrë Robert Lewandowski.

Oferta e Arabisë Saudite është rreth 40 milionë euro dhe ka mbërritur në ditën e fundit të merkatos për futbollin spanjoll dhe europian, por jo për Arabinë Saudite, e cila mbetet e hapur për inkorporime deri më 20 shtator.

Ndaj, operacioni i largimit të futbollistit mund të bëhet deri në mbylljen e merkatos saudite, por Barcelona nuk ka mundur të inkorporojë askënd në vend të tij. Federimet në Spanjë mbyllen këtë të premte, më 1 shtator, në orën 12 të natës.

Barça, në këtë merkato, ka parë se sa lojtarë ofensivë janë larguar nga skuadra: Dembélé, i cili nënshkroi për PSG; Ansu Fati është gati të zyrtarizojë largimin e tij te Brighton dhe Abde, i cili gjithashtu mund të marrë “arratinë”.

Nëse sulmuesi polak do të largohej në këtë merkato, Barcelona do të mbetej me Raphinha, Lamine Yamal dhe Ferran Torres, duke pritur ardhjen e afërt të Joao Félix dhe Vitor Roque në merkaton e dimrit.

Lewandowski aktualisht është 35 vjeç dhe u ble verën e kaluar për 45 milionë euro, plus 5 milione bonuse nga Bayern Munich. Ky sezon ka nisur me një gol për polakun në tri ndeshjet e para të La Liga-s, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 23 gola në 34 ndeshje në kampionatin spanjoll, ose 33 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat