Asllani merr vendimin për sezonin e ri

Futboll

Asllani merr vendimin për sezonin e ri

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:56
Asllani

Asllani merr vendimin për sezonin e ri!

Kristjan Asllani do të qëndrojë te Interi. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë skuadër, pavarësisht se në ditën e fundit të merkatos, në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta nga klube si Fiorentina e Sassuolo, që e kanë kërkuar në huazim.

Gjithsesi pas një takimi me menaxherët e tij dhe drejtuesit zikaltër, duket se Asllani ka vendosur të luajë shanset e tij nën urdhrat e Simone Inzaghit, pasi ka refuzuar të gjithë ofertat për huazimin.

Asllani luajti pak sezonin e kaluar dhe këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë ende në asnjë prej dy ndeshjeve zyrtare, megjithatë duket i bindur t’i ndryshojë mendjen Inzaghit dhe të marrë më shumë hapësira përpara mbrojtjes.

Ndërkohë, mesfushori që mund të largohet nga zikaltrit me ardhjen e Klaasen, është italiani Stefano Sensi, që gjithsesi nuk duket i bindur për t’u rikthyer në klubin emilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat