Zaneti flet për shortin e Ligës së Kampioneve: E vështirë të përsërisim veten

Futboll

Zaneti flet për shortin e Ligës së Kampioneve: E vështirë të përsërisim veten

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:58
Zaneti

Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, foli për “Sky Sport” pas shortit të Ligës së Kampionëve.

“Është një grup i balancuar, ne i njohim mirë kundërshtarët me të cilët do të përballemi. Në një kompeticion si ky, të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. E rëndësishme është që Interi po bën mirë dhe mund të shkojë deri në fund”, ishin fjalët e para të legjendës zikaltër, që analizoi më pas synimet dhe përbërjen e skuadrës.

Ju vini nga një finale e luajtur vitin e kaluar.

Sigurisht, është diçka që ndihmon. Ne do të përpiqemi të bëjmë një edicion si protagonistë. Nuk na mungon dëshira, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën si gjithmonë.

A synoni vendin e parë?

Sigurisht që arritja në finale vitin e kaluar ndihmoi për rritjen e ekipit. Baza është aty edhe nëse kemi ndryshuar diçka. Nuk duhet të kënaqemi me pak dhe të përpiqemi të jemi protagonistë. Dëshira nuk mungon, këta djem ende e kanë në mendje finalen e humbur dhe do të duan të arrijnë sa më lart edhe këtë vit.

E shoh skuadrën me një shpirt tjetër.

Në dy ndeshjet e para pamë një skuadër të qetë, me më shumë vetëbesim. Finalja sigurisht që na bëri të rritemi në karakter dhe mentalitet. Ata e dinë rrugën që do të duhet të ndjekin, janë të vendosur. Të përsërisim veten është e vështirë, por ne do të luajmë kundër të gjithëve. Të gjithë e kanë parë se Interi është një ekip i fortë.

Lautaro duket se nuk ka kufij.

Tani Lautaro mendoj se është i ndërgjegjshëm për cilësitë e tij. Ai i demonstron ato në fushë dhe jashtë saj, ai është kapiten dhe ka përgjegjësi shtesë. Ai është një djalë që gjithmonë dëshiron të përmirësohet, e tregoi këtë në ndeshjet e fundit dhe po konfirmon veten si kampion i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat