Alcaraz i mahnitur nga ylli i Real-it

Futboll

Alcaraz i mahnitur nga ylli i Real-it

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:26
Alcaraz

Ylli i tenisit Carlos Alcaraz beson se mesfushori i Real Madrid-it, Jude Bellingham do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij në të ardhmen e afërt.

Bellingham ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm si lojtar i Los Blancos. I riu deri më tani ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në tri ndeshje për gjigantët madrilenë dhe është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht në La Liga.

Duke folur për mesfushorin 20-vjeçar, Alcaraz tha për Madrid Universal:

“Bellingham do të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij. Jam shumë i lumtur që e shoh atë të luajë për Real Madridin.

Ai është një lojtar fantastik dhe i talentuar, një nga më të mirët në botë. Kam folur pak me të.

Ai është gjithashtu një njeri i madh dhe një djalë i kompletuar.”

Bellingham iu bashkua gjigantëve të Madridit si një nga perspektivat e reja më të reklamuara në futbollin botëror.

Ai deri më tani i ka përmbushur pritshmëritë dhe duket i destinuar për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat