Abrashi shpallet ‘Futbollisti i Muajit’ te Grasshopers, dominon votimin

Futboll

Abrashi shpallet ‘Futbollisti i Muajit’ te Grasshopers, dominon votimin

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:50
Amir Abrashi

Amir Abrashi është përzgjedhur futbollisti i muajit te klubi i Grasshopers.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka qenë titullar i padiskutueshëm në klubin zviceran, ku mban edhe shiritin e kapitenit, teksa ka bërë ndeshje mjaft të mira.

Në një votim të organizuar nga klubi i Grasshopers, Abrashi ka qenë më i votuari për çmimin ‘Futbollisti i Muajit Gusht’, duke marrë 500 vota më shumë se rivalët që kishte në pranë vetes në këtë garë.

Megjithatë ndeshjet e mira të Abrashit nuk ndikuan te trajneri Sylvinho, që e la jashtë listës së të grumbulluarve për sfidat eliminatore të Euro 2024-ës ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të cilat do të luhen më datat 7 dhe 10 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat