Lëndë plasëse në makinën e gjyqtarit

Futboll

Lëndë plasëse në makinën e gjyqtarit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 17:06
foto ilustrim

Sipas një njoftimi nga autoritetet qipriote, shpërthimi në automjetin e 28-vjeçarit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa ishte e parkuar.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Në vendngjarje ka shkuar një piroteknik, i cili ka raportuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e lëndës plasëse metalike, e mbushur me E/Y të fuqisë së ulët.

Automjeti ka pësuar dëme materiale, në pronësi të gjyqtarit Kyriakos Athanassios.

Federata gjithashtu dha një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje kriminale.

“Federata e Futbollit të Qipros dënon në mënyrën më të fortë të mundshme vendosjen e një lënde shpërthyese në një automjet në pronësi të gjyqtarit Kyriakos Athanassios dhe shpreh mbështetjen e saj për të dhe familjen e tij.

Ne shprehim shqetësimin tonë të fortë për incidentin, pasi veprime të tilla, në tërësinë e tyre, prekin të gjithë futbollin qipriot dhe krijojnë një klimë terrorizmi kundër arbitrimit qipriot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat