Daku e Muja vishen kuqezi, Kosova mbeti pa dy sulmues të spikatur

Futboll

Daku e Muja vishen kuqezi, Kosova mbeti pa dy sulmues të spikatur

Besim Kajtazi Nga Besim Kajtazi Më 1 shtator 2023 Në ora: 17:13
Daku e Muja

Kosova mbeti pa dy sulmues të spikatur; Mirlind Daku (Rubin Kazan) dhe Arbnor Muja (Antverpen), të cilët pasi nuk u ftuan në ndeshjet e mëparshme të përfaqësueses së Kosovës, i thanë po, kombëtares shqiptare dhe tashmë që të dytë janë në emëroren e zbardhur të përzgjedhësit brazilian-shqiptar-Silvinjo.

A humbi Kosova me mosdërgimin e ftesave për Dakun dhe Mujën, kjo është më se e qartë.

Në anën  tjetër, Kombëtarja shqiptare  nuk hezitoi që  t’i bëjë për vete dy sulmuesit e shquar kosovarë, tashmë me pasaportë shqiptare, dhe nuk gaboi...

Ky kalim duhet të jetë mësim për drejtuesit e përfaqësues së Kosovës, të cilët  humbën dy futbollistë të së ardhmes. 

Me angazhimin e tyre paksa do të thyhej edhe skema e vjetruar taktike e lojës së Kosovës, e cila deri më tash u mbështet në një qendërsulmues (Muriqi), duke  mënjanuar  nga goli Rashicën dhe Zenelin...

Më mirë me tre, apo me një sulmues?

Suksese për Dakun  dhe Mujën, në fanellën kuqezi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat