Pse nuk u dha penalltia ndaj Bolognës?

Futboll

Pse nuk u dha penalltia ndaj Bolognës?

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:35
Pamje nga ndeshja

Shoqata e Arbitrave në Itali ka publikuar audion e komunikimit të arbitrave në rastin e penalltisë flagrante që nuk iu akordua Bolognës, në transfertën ndaj Juventusit.

Siç duket nga komentet, ata që kanë gabuar edhe më rëndë se kryesori Di Bello, që nuk vërshëlleu, janë dy arbitrat e VAR-it, Fourneau dhe Nasca, të cilët njëzëri kanë rënë dakord që nuk kemi të bëjmë me penallti.

I pari ndërhyn Fourneau, i cili njofton arbitrin kryesor se do të kontrollojë për një penallti të mundshme dhe më pas kërkon ta shohë rastin nga disa kënde.

Pasi e shikon, Fourneau thotë: Jo, ai ka ndaluar, shikoje. I menjëhershëm edhe aprovimi i Nasca-s, që thotë: Për mua jo. Më pas ndërhyn sërish Fourneau, që i thotë Di Bellos se kontrolli ka përfunduar dhe nuk ka asgjë.

Shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi, duke folur në momentin e publikimit të audios, tha se është një gabim vlerësimi dhe se nuk do të pezullojë Di Bellon apo asistentët e tij në VAR, por maksimumi do t’i lërë një apo dy javë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat