Duvan Zapata sulmuesi më i ri i Torinos

Futboll

Duvan Zapata sulmuesi më i ri i Torinos

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:44
Duvan Zapata

Torino ka arritur të transferojë kolumbianin Duvan Zapata në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 7 milionë euro.

Sulmuesi kolumbian nuk pati një sezon të mirë me Atalanta pasi dëmtimet e kushtëzuan.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Klubi dhe tifozët më kanë treguar dashurinë e tyre, jam i kënaqur me mirëseardhjen. Ka shumë entuziazëm për ardhjen time, dua të shpërblej përzemërsinë dhe mundin e klubit.

Dua të falenderoj presidentin sepse bëri një përpjekje të madhe që unë të jem këtu. Në këto vite keni parë që nuk jam nga ata që flas shumë fjalë, unë lejoj fushën të flasë për mua.

Shpresojmë që të mund të tregoj aftësitë e mia të dielën. Jam i uritur, dua të lë gjumë”, është shprehur Duvan Zapat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat