Roma - Milan, Mourinho dhe Pioli zbulojnë formacionet

Futboll

Roma - Milan, Mourinho dhe Pioli zbulojnë formacionet

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:17
Pamje nga një ndeshje

Roma-Milan është kryesfida e javës së tretë në Serie A, me takimin që luhet në “Olimpico” duke nisur nga ora 20:45 dhe transmetohet në “SuperSport 2”.

Roma vjen në këtë përballje pas një nisje jo të mirë, me një pikë në dy ndeshjet e para, pasi në javën e parë barazoi 2-2 me Salernitana-n, ndërkohë që një javë më parë u mund në transfertën e Verona-s me rezultatin 2-1.

Në krahun tjetër, Milan kryeson momentalisht klasifikimin me gjashtë pikë pas dy fitoreve, 0-2 në Bologna dhe 4-1 në shtëpi përballë Torino-s.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët Mourinho dhe Pioli kanë zbuluar “kartat” e tyre për këtë duel.

Roma (Jose Mourinho): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Llorente; Celik, Paredes, Zalewski, Aouar, Cristante; El Shaarawy, Belotti.

Milan (Stefano Pioli): Maignan; Theo Hernandez, Tomori, Thiaw, Calabria; Reijnders, Krunic, Loftus-Cheek; Leao, Pulisic, Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat