Pusi nuk ndalet

Futboll

Pusi nuk ndalet

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:23
Pusi

Belajdi Pusit iu deshën disa muaj për të “thyer akullin” me golin e tij të parë në kampionatin e Azerbajxhanit.

Por me të tundur rrjetën me klubin e Turan Tovuz dy javë më parë, duket se sulmuesi shqiptar nuk do të ndalet më.

Sot ai ka qenë protagonist edhe në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Sabah Baku në transfertë. I rreshtuar mes titullarëve, Pusi ka qenë gjithmonë një shqetësim për mbrojtjen kundërshtare, derisa erdhi minuta e 78 e takimit kur shkroi emrin mes golashënuesve.

Ai iu shmang pozicionit jashtë lojë dhe pasi gjeti fillimisht një “bllok” nga portieri i cili doli nga zona e tij, lëshoi një gjuajtje të kalibruar nga larg, për të çuar sferën në rrjetë dhe dërguar shifrat në 3-0 për ekipin e tij duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme për ekipin që e ka nisur kampionatin si pretendent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat