Bajrami zëvendësues, Sassuolo i shkakton humbjen e parë Veronës 

Futboll

Bajrami zëvendësues, Sassuolo i shkakton humbjen e parë Veronës 

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:30
Sassuolo

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është paraqitur nga minuta e 65-të për Sassuolon, e cila si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Veronës, në takimin e javës së tretë të Serie A.

Verona njoftohet me humbjen e parë pas një fitore dhe një barazimi.

Bajrami ka treguar lojë të mirë.

Për Sassuolon shënuan Pinamonti (11'), Berardi (64' e 72' - nga penalltia) dhe për Veronën realizoi Ngonge (56').

Verona renditet në vend të katërt me 4 pikë dhe Sassuolo në të 11-tin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat