Arbi Vosha: Shkëndija ekip cilësor, por shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair 

Futboll

Arbi Vosha: Shkëndija ekip cilësor, por shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair 

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:38
Arbi Vosha në veprim

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni në mesin e pesë ndeshjeve, ditën e shtunë do të sjell edhe derbin shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në Tetovë. 

Para këtij dueli nga bardhekaltërit e Çairit, ka folur Arbi Vosha, i cili e vlerëson Shkëndijën, por thotë se synimi i Shkupit janë tre pikët. 

“Kemi punuar dhe jemi përgatitur maksimalisht për derbin që na pret me Shkëndijën.

Është një ndeshje mjaftë e rëndësishme për ne si skuadër, ku synojmë fitoren, që njëkohësisht t’ua ndërprejmë serinë e fitoreve ekipit nga Tetova dhe ne të vazhdojmë të ngritemi.

Nuk do të jetë e lehtë, pasi kemi të bëjmë me ekip kualitativ dhe me futbollist të ri, por gjithsesi, i kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin.

Shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair dhe ti gëzojmë edhe tifozët tanë Shvercerat”, ka thënë Arbi Vosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat