Deliallisi: Vllazninë e dominuam totalisht

Futboll

Deliallisi: Vllazninë e dominuam totalisht

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:52
Deliallisi

Alfred Deliallisi ka qenë i kënaqur me barazimin e Erzenit ndaj Vllaznisë në javën e dytë të Superiores. Trajneri i shijakasve vlerësoi lojën e të tijve, teksa theksoi se priste një tjetër sulmues për të përforcuar skuadrën.

“Mendoj se është rezultati më i drejtë , për mënyrën se si shkoi loja. Përveç minutave të parë, kemi dominuar totalisht në çdo lloj mënyre. Kishim hyrë në fushë për të fitua.

Kështu deri në minutën e 60, kur doli nga loja Mihana. Se nuk kishim më pikë referimi për të dalë para. Ishte rezultati më i drejtë. U detyruam të bënin zëvendësim të detyruar me Zekën.

Kahrimanoviç kishte probleme me të vjella, e humbëm vetëm dy orë para ndeshjes. Vllaznia është ekip që ka luajtur në Ligën e Konferencës, ne jemi bërë për 10 ditë. Rendimenti ra në minutat e fundit, por jam i kënaqur me ekipin dhe zbatoi detyrat me përpikmëri atë që kishim bërë.

Unë i kam kërkuar drejtuesve edhe një sulmues dhe edhe sot u ndje një mungesë e pikës së referimit në majë. Kundërshtari ka një lojtar si Balaj në sulm, te ne e bën Mihana jo me rol natyral.

Jemi të ndërtuar me sakrificë dhe mendoj se do ia dalim me këto lloj lojtarësh.

Mendoj se mund të vijë një lojtar në fund, nga bisedat me drejtuesi, dihet se si është në kampionatin shqiptar. Kush shkon në Europë apo del kampion, bën diferencën me një sulmues të mirëfilltë”, tha për “MCN” Deliallsii pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat