Po kthehet në Angli

Futboll

Po kthehet në Angli

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:54
Joao Palhinhas

Transferimi i Joao Palhinhas për 55 milionë sterlina te Bayern Munich ka dështuar me mesfushorin që do të kthehet te Fulham dhe ne Londer pasi ka kryer vizitat mjekesore ne Gjermani.

Gjigantët e Bundesligës nisën një ofertë të vonuar për të nënshkruar me portugezin dhe Palhinha fluturoi për në Bavari këtë ditë të fundit, ku ra dakord për kushtet personale me Bayernin dhe përfundoi me sukses testet mjekësore.

Por Fulham, pavarësisht se i dha leje Palhinha-s për të shkuar në Gjermani, ishin të bindur se ata do të shisnin vetëm nëse dhe kur nënshkruhej një zëvendësim adekuat për asetin e tyre yll.

Marco Silva dhe ekipi i tij i rekrutimit u përpoqën të siguronin mesfushorin e Manchester United Scott McTominay ose yllin e Tottenhamit Pierre-Emile Hojbjerg, por nuk ishin në gjendje të bënin një marrëveshje.

Lëvizja e Ryan Gravenberch te Liverpool duhet të vazhdojë pavarësisht se kalimi i João Palhinha te Bayern nuk ndodhi. Gjithashut, mbrojtesi i Southampton, Armel Bella-Kotchap nuk do te transferohet te Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat