Memolla refuzon

Futboll

Memolla refuzon

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:18
Memolla

Hysen Memolla mund të ishte një tjetër lojtar i transferuar i Egnatias. Por nuk ka ndodhur kështu, pikërisht në ditën e fundit të merkatos. 

Mbrojtësi, një nga pikat më të forta të rrogozhinasve në sezonin e kaluar, do të transferohej në Turqi, te Budrumspor. Por pikërisht kur klubi turk i kishte prerë edhe biletën e avionit 31 vjecarit, ka ardhur refuzimi i tij, për një detaj aspak të parëndësishëm.

Bodrumspor nuk dëshironte të firmoste kontratën në prani të menaxherit të lojtarit, ndoshta për të evituar komisionet.

Këtë gjë lojtari nuk e ka pranuar, duke bërë që akordi, që ishte financiarisht joshës si për Egnatian ashtu edhe për lojtarin, të sfumohet.

Kjo e rrogozhinasve ishte një lëvizje blitz e klubit të Egnatias, që i dha aprovimin shitjes, pavarësisht se kishte refuzuar avancimet e klubit turk, gjatë fazës përgatitore të kryer në Bolu.

Sigurisht që e parë në këtë këndvështrim dicka duhet të ketë ndodhur mes palëve dhe sipas asaj që filtron nga klubi, vendimi kishte lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen debutuese me Skënderbeun.

Gjatë momentit të zëvendësimit të thirrur nga tekniku Tetova, familjarët e Memollës kanë reaguar keq duke u konflikuar në tribuna me presidentin Demrozi. Sidoqoftë, palët në këtë pikë do të vazhdojnë bashkëpunimin, deri në fund të kontratës. Memolla erdhi në janar te Egnatia, pasi mbylli aventurën në Finlandë me Lahti.

31 vjecari u bë menjëherë protagonist me përfaqësimet e tij, duke ndihmuar Egnatian të arrinte fitoren e parë të Kupës së Shqipërisë dhe kualifikimin për herë të parë në kompeticionet europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat