Manchester United huazon dy lojtarë të njohur në minutat e fundit

Futboll

Manchester United huazon dy lojtarë të njohur në minutat e fundit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:42
Logo e Manchester United

Manchester United ka arritur një marrëveshje të minutave të fundit me skuadrën e Fiorentinës për huazimin e Sofyan Amrabat. Ylli maroken ka shkuar menjëherë në aeroport për të udhëtuar drejt Manchesterit.

Djajtë e Kuq do të paguajnë 8.5 milionë paund për huazimin e lojtarit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amrabat ka përfunduar tashmë pjesën e parë të testeve mjekësore dhe tani po shkon në Mançester për të përfunduar marrëveshjen.

United do të ketë të drejtë që të blejë kartonin e plotë të lojtarit në verën e ardhshme për shifrën e 22 milionë paundëve.

Kjo nuk është lëvizje e vetme pasi sot United ka zyrtarizuar dhe huazimin e Sergio Reguilon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat