Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:43
Mohamed Salah

Liverpool vijon të rezistojë për Mohamed Salah. Klubi saudit, Al-Ittihad, prej kohësh kërkon që të kompletojë transferimin e egjiptianit, por ka hasur në rezistencën e “The Reds”.

Disa javë më parë, Al-Ittihad ofroi plotë 150 milionë euro, por u refuzua. Por, aziatikët nuk janë ndalur këtu.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, kampionët sauditë, janë paraqitur me një tjetër propozim për Salah dhe këtë herë, oferta ka qenë 175 milionë euro.

Kjo shumë kaq e madhe, mund të ishte tunduese për shumëkënd, por jo për Liverpoolin, që sërish ka rezistuar dhe e konsideron futbollistin të paprekshëm.

Në ambientin e The Reds janë të gjithë të një mendjeje se Salah nuk duhet të largohet, duke nisur nga trajneri Jurgen Klopp. Mohamed Salah ka luajtur 308 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Liverpool, ku ka shënuar 187 gola dhe ka dhënë 81 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat