Zyrtarizojnë transferin 40 milionë eurosh Gravenberch

Futboll

Zyrtarizojnë transferin 40 milionë eurosh Gravenberch

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 00:35
Ryan Gravenberch

Liverpooli e ka kompletuar transferimin prej 40 milionë euro të Ryan Gravenberch nga Bayern Munchen.

Gravenberch është mesfushori i katërt që Reds e kanë blerë Reds këtë verë pas Alexis Mac Allister, Wataru Endo dhe Dominik Szoboszlai. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën nga Anfield.

Mesfushori ishte konsideruar si njëri prej më të mirëve prej futbollistëve të rinj në Europë kur ai ju bashkua Bayern Munchenit nga Ajaxi verën e kaluar.

Megjithatë, zhvillimi i tij ka stagnuar në Bavari pasi që ai dështoi të jetë titullar në 11 startuese. Ai shpreson që Jurgen Klopp do t’i ndihmojë për ta treguar potencialin që ka për skuadrën nga Merseyside.

“Jam shumë i lumtur. Shumë i lumtur që kjo marrëveshje u përfundua dhe unë jam këtu”, tha Gravenberch për Liverpoolfc.com.

Nëse ju e shikoni këtë nga jashtë, e ndjeni se ky është njëri nga klubet më të mëdha në botë. Po ashtu, tifozët, stadiumi, mendoj se gjithçka është kulmi. Kjo është arsyeja pse jam këtu, në klubin e duhur”.

“Mezi pres që të jem në Anfield dhe mezi pres ta dëgjoi këngën ‘You’ll Never Walk Alone”, shtoi numri i ri 38 i Reds.

“Tani, ne do të startojmë të freskët përsëri, një fillim i ri, unë do të jap gjithçka për këtë klub. Ambiciet e mija janë për të fituar trofe. Të fitoj trofe, të luajn shumë dhe të ju tregoj të gjithëve kush jemi ne dhe kush jam unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat