West Ham merr kryesimin momental të Premier League

Futboll

West Ham merr kryesimin momental të Premier League

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 00:50
West Ham

Luton-West Ham çelën javën e katërt të Premier League, me ekipin e Moyes që po shijon momentin shumë pozitiv në këtë nisje sezoni.

“The Hammers” fituan (2:0) në transfertë ndaj Luton, me këta të fundit që vuajnë pa asnjë pikë në fund të renditjes.

West Ham zhbllokoi sfidën në minutën e 37’ me Bowen, që pas asistit të Paqueta gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 51’ Emerson po ashtu gjeti goli, por që pas verifikimit në VAR u anulua për pozicion të parregullt. West Ham nuk u ndal me aq dhe në minutën e 85’ dyfishoi avantazhin me Zouma-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat