Nantes tregon forcë karakteri

Futboll

Nantes tregon forcë karakteri

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 00:48
Pamje nga ndeshja

Marseille nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë përballë Nantes në sfidën e vlefshme për javën e katërt në Ligue 1.

Skuadra e Marcelino-s e nisi me shumë vrull takimin, duke shënuar që në minutën e katërt me Sarr, ndërsa vendasit morën një goditje tjetër pas pesë minutash.

Meupiyou, i cili debutoi në këtë sfidë në futbollin profesionist u ndëshkua me kartonin e kuq dhe atëherë kur pritej që miqtë të dominonin, Marseille nuk gjeti forcën për të mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Vendasit treguan një forcë karakteri për t’u admiruar, ndërsa në minutën e 39’ realizuan golin e barazimit me Mostafa Mohamed.

Në pjesën e dytë, vendasit mirë administruan çdo situatë të rrezikshme dhe në disa raste rrezikuan edhe të shënonin golin e dytë.

Marseille provoi në disa moment, por vuajti mungesën e saktësisë dhe gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për “kanarinat” që shijojnë kështu pikën e dytë në kampionat, ndërsa Marseille ngjitet momentalisht në vendin e parë me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat