Mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Turqi!

Futboll

Mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Turqi!

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 01:06
Enis Bardhi feston

Mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Turqi!

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, dhuroi spektakël në elitën e futbollit turk, duke shënuar një dopietë fantastike ne fanellën e Trabzonspor, në triumfin 1:5 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kasimpashës. 

Bardhi tundi rrjetën në minutat 28 dhe 64-t. Me një të majtë të kalibruar, shqiptari i Maqedonisë së Veriut, surprizoi portierin mik, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Trabzonspor.  

Bardhi është padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra turke, që në 4 javë ka siguruar 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat