United konfirmon transferimin e Ambrabat

Futboll

United konfirmon transferimin e Ambrabat

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:09
Sofyan Ambrabat

Manchester United ka konfirmuar që ka huazuar Sofyan Ambrabat nga Fiorentina

Ambrabat ka qenë i lidhur me një largim nga skuadra e Serie A që prej Botërorit të Katarit kur Maroku shkoi deri në gjysmëfinale. United e ka fituar garën për nënshkrimin e tij, duke kondirmuar marrëveshjen në minutat e fundit të merkatos.

“Është një nder i madh që do të bëhem futbollist i Manchester United. Duhet ta ruajë qetësinë këtë moment por unë jam person që gjithmonë dëgjoj zemrën dhe tani do ta përfaqësoj një klub që ka qenë gjithmonë ëndërr e imja”, ka thënë Ambrabat.

Jam futbollist pasionant. Dëshiroj ta sjellë këtë energji në skuadër dhe do të bëjë jap gjithçka nga vetja për të. E di saktësisht së si Erik ten Hag dëshiron të punojë dhe çfarë ai ka nevojë prej futbollistëve të tij. Të pasurit trajner dhe udhëzimet e tij me kanë zhvilluar shumë në fillim të karrierës dhe e di që ai do të më ndihmojë që të jap më të mirën e aftësive të mija, kështu që unë mund ta ndihmojë grupin të jetë i suksesshëm këtë sezon”.

Mësohet se Djajtë e Kuq kanë paguar 10 milionë euro për huazimin e Ambrabat këtë sezon. Ata e kanë mundësinë që atë ta blejnë atë në verën e ardhshme për 25 milionë euro.

Liverpool po ashtu ishte një tjetër skuadër e interesuar për të nënshkruar me Ambrabat këtë verë. Megjithatë, ata u tërhoqën pasi që blenë Ryan Gravenberch nga Bayern Munchen.

United do të luan kundër Arsenalit këtë të diele, por Ambrabat nuk do të luajë në këtë ndeshje pasi që nuk mund të regjistrohet me kohë për skuadrën e ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat