Vikend i pasur me ndeshje të Superligës

Futboll

Vikend i pasur me ndeshje të Superligës

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Është kthyer në Superligë, dhe synon të bëj bujë.

Në fakt këtë e bëri qysh në ndeshjet e para Liria, duke barazuar me dy skuadra që garuan në Evropë, madje pa gola kundër Dukagjinit dhe Dritës.

Vetëm 1 me 0 e mposhti kampioni në fuqi Ballkani në javën e parë të Superligës.

Tash, të paktën në letër, Liria pritet ta ketë më lehtë pasi përballet me Fushë Kosovën, skuadra që sivjet u ngjitën në Superligë.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në Prizren.

Ditën e njëjtë, Malisheva do ti matë forcat me Feronikelin ’74.

Malisheva ka dy fitore e një humbje kurse Feronikeli dy humbje e një fitore.

Të dielën, derbi kryesor zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Prishtinës.

Drita – Dukagjini është dueli tjetër shumë interesant që zhvillohet në Gjilan, ndërsa tjetra është mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Kujtojmë që Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në UEFA Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat