Befason PSG

Futboll

Befason PSG

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:10
Randal Kolo Muani

Paris St-Germain ka nënshkruar në limitet me merkatos verore me sulmuesin Randal Kolo Muani nga Eintracht Frankfurti për 75 milionë euro, plus 15 milionë bonuse.

Sulmuesi francez refuzoi të stërvitej për klubin e Bundesligës pais kërkonte me çdo kusht transferimin në Paris.

24-vjeçari u rrit në periferi të Parisit dhe filloi karrierën e tij në Nantes përpara se të transferohej në Gjermani.

“Është fantastike të kthehesh aty ku filloi gjithçka”, tha Muani, i cili ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

“Më tërhoqi projekti i klubit. Tani mezi pres të nis stërvitjen dhe të mbroj këto ngjyra.”

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi shtoi: “Ne jemi të kënaqur dhe e mirëpresim Randal Kolo Muani, për të cilin është një kthim në shtëpi. Ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë për ta arritur këtë transferim. Randal është një lojtar fantastik dhe është i përkushtuar ndaj PSG-së dhe projektit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat