Selektori i Shqipërisë: E kam ndjekur Superioren, ja lojtarët që mund të vijnë në të ardhmen

Futboll

Selektori i Shqipërisë: E kam ndjekur Superioren, ja lojtarët që mund të vijnë në të ardhmen

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:23
Silvinjo

Silvinjo ka publikuar listën e Kombëtares shqiptare për dy sfidat me Republikën Çeke dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Tekniku brazilian ka zbuluar zgjedhjet e tij në konferencën për shtyp dhe se çfarë pret nga këto dy takime.

“Mirëmëngjesi, si je? Zgjedhjet e bëra?

Pyetje shumë e drejtë. Për këto dy ndeshje kemi bërë zgjedhje duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarëve.

Nga marsi deri tani kemi grumbulluar plot 36 lojtarë.

Në listën e pritjes kemi 51 lojtarë dhe aty bëjmë zgjedhjet tona. Sa i përket Abrashit e njohim, ka bërë shumë për Shqipërinë, por në këto ndeshje kemi bërë zgjedhje që i përshtaten kundërshtarëve. Për këtë arsye kemi marrë Gjasulën sepse është i gjatë dhe ka fizik. Mehmeti është lojtar i ri, por mendoj se zgjedhja e duhur ishte Roshi, i cili ka një avantazh që e favorizojnë centimetrat. Gjithashtu mund të bëjë diferencën kur futet në fushë.

Porta? Sigurisht me portën nuk jemi në situatën më të mirë. Kemi Strakoshën dhe Berishën që kanë luajtur me Kombëtaren. Kemi besim te ata, i presim. Do të shohim situatën e tyre dhe do të vendosim më pas. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Për këto dy ndeshje kemi shumë nevojë për eksperienn që kanë ata të dy.

Impakti i Shqipërisë në fushë?

Sa i përket reparteve kemi ekuilibër pasi në mbrojtje kemi Veselin dhe Ajetin dhe janë transferuar me apa cilësore, në skuadra me nivel dhe po luajnë. Kanë eksperiencë, kemi Mihaj, gjimhsuitin, Mitajn e Ismajlin.

Jemi në pozita të duhura por duhet të kemi parasysh që kemi dy ndeshje të ndryshme me vështirë shumë të madhe. Çekia është mësuar në Europian dhe ka eksperiencë por për ne është e rëndësishme të luajmë fort dhe mirë.

Ne kemi ADN-në e Shqipërisë dhe luajmë shanset tona. Nuk ka rëndësi nëse kemi apo jo zotërimin e topit por të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Strategjia jonë e ndeshjes nuk do të ndryshojë.

Partizani e Tirana në Europë dhe mungesa e lojtarëve të Superiores? Nuk është momenti i duhur. Kem parë partizani, Tirana e Egnatia dhe Shqipëria ka lojtarë të rëndësishëm dhe sigurisht që janë 51 lojtarë dhe janë të tjerë në listën pritjes.

Me Stafin zgjidhen lojtarët sipas momentit. Ka lojtarë të mirë por jo tani dhe mund të merren në një moment të dytë.

Nuk është krahasim nëse janë të Superiores apo në kampionate të huaja, por duhen më të mirët. Kam takuar Hadrojn, shumë i mirë teknikisht, por edhe si Rrapaj, Sherri e Kasa që do të jenë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat