Mbpape nuk mbërriti

Futboll

Mbpape nuk mbërriti

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:07
Ancelotti

Për Realin e Madridit ka mbërritur momen ti për të bërë prezantimin e tij të parë në La Liga në “Bernabeu”.

Pas tri javëve të para të luajtura jashtë fushe, Reali kthehet në shtëpi, ku do të përballet me Getafen.

Trajneri Karlo Ançeloti doli para mediave të premten në mëngjes, duke komentuar sfidën e radhës në La Liga. Në konferencën për shtyp, trajneri italian ka bërë një vlerësim të skuadrës që ai drejton, duke mos shfaqur ndonjë shqetësim për afrimin e Mbapesë i mbetur në tentativë.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin që kam në dispozicion. Jemi shumë konkurrues. Kemi pasur probleme, por duke pasur një skuadër të mirë mund t’i zëvendësojmë të gjithë. Ne kemi burime për të konkurruar kundër kujtdo”, deklaroi ai.

KTHIMI NË “BERNABEU” – “Jemi shumë të lumtur që po kthehemi të luajmë në stadiumin tonë, i cili ka një fytyrë të re. Është shumë e rëndësishme të kthehemi te tifozët tanë pas tri fitoreve dhe të jemi në gjendje t’u ofrojmë atyre një rezultat të mirë”.

BELLINGAM, NË MADRID – “Mendoj se ata do të jenë të kënaqur ta shohin atë drejtpërdrejt në stadium. Ai ka një personalitet kaq të fortë sa njerëzit do të jenë të lumtur që mund ta shijojnë atë (Bellingamin)”.

SISTEMI – Për Realin e Madridit kjo do të jetë ndeshja e parë pa Viniciusin, i cili do të mungojë për disa javë si pasojë e një dëmtimi. “Pa Vinin ne humbasim një lojtar shumë vendimtar. Por ideja e lojës nuk ndryshon, sistemi nuk ndryshon. Ne do ta zëvendësojmë atë me një lojtar tjetër”.

SHORTI I CHAMPIONSit – “Napoli bëri shumë mirë vitin e kaluar. Ata kanë të njëjtën skuadër me një trajner të ri dhe jam i bindur se do të jenë shumë konkurrues. Unioni i Berlinit është një ekip që forcën e vet e ka te grupi. Ata luajnë shumë mirë, veçanërisht në mbrojtje. Edhe Braga meriton respekt maksimal, sepse të gjithë ekipet portugeze luajnë mirë”.

RODRIGO – “Ai ka cilësinë e pazakontë për të qenë në gjendje të bëjë shumë gjëra në pozicione të ndryshme në fushë. Duke luajtur përpara, ai bën mirë ose edhe midis linjave. Ai është një lojtar i kompletuar”. MBAPE – “Nuk dua të flas për të, sepse ai është lojtar i PSG-së”.

PENALLTITË – “Kjo varet nga ndeshja. Hoselu i ekzekuton shumë mirë, Modriç dhe Vinicius gjithashtu. Nëse ata janë në fushë, kjo është radha e gjuajtësve”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat