Leao: Kisha 3 vite që e doja një gol si ky

Futboll

Leao: Kisha 3 vite që e doja një gol si ky

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:05
Pamje nga ndeshja

Goli i parë me numrin 10 mbi shpinë nuk mund të mos ishte special. Rafael Leao shtriu Romën në tapet me një gjysmëroveshatë teksa po binte në tokë dhe sivjet duket gati për të pasur rolin e liderit absolut, duke qenë se goli i tij i përmblidhte të gjitha, zgjuarsi, kurajë, forcë dhe klas:

“Kishte tri vite që e kërkoja një gol të tillë dhe jam i lumtur që ai erdhi në një ndeshje kaq të rëndësishme, sa kjo transfertë me Romën, – bën hyrjen e tij portugezi, i cili pas golit u duartrokit në tribunë nga Boban, Rui Kosta, Sedorf, Boateng e Saviçeviç. –

Sa e pashë krosimin e Kalabrias instinkti më tha se duhej ta Pioli, duke kërcënuar nga larg Murinjon që të heshtë godisja në atë mënyrë dhe gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, ndonëse e di gjithashtu se mund të bëjë shumë më shumë edhe sesa kaq. Ishte goli i parë pas 3 ndeshjeve të para, por tani e në vazhdim do të përpiqem që të përmirësoj mesataren time.

Ku duhet të përmirësohem? Trajneri do që të ndihmoj skuadrën edhe në fazën mbrojtëse, në sensin e rikuperimit të topave, kur bëjmë presing lart, siç u pa edhe ndaj Romës, pasi me shpejtësinë time për t’u nisur mund të jemi shumë të rrezikshëm në sulm.

Numri 10 peshon? Fare, sepse e kërkova unë dhe falënderoj klubin për besimin që ka ndaj meje.

E mora 10-ën pas asnjë presion, pasi tani dua të tregoj atë që kam bërë gjithmonë në vitet e kaluara, por me një tjetër pjekuri, me një tjetër përgjegjësi, por kurrsesi nuk kam frikë nga asgjë. Në të njëjtën kohë objektivi është që të përmirësoj numrat e mi vit pas vitit (16 gola sezonal vjet), pasi e di që duhet dhe mund ta ndihmoj edhe më shumë se kaq skuadrën”.

Milani nuk u tremb as pasi mbeti me 10 futbollistë në fushë, teksa kishte mbetur edhe gjysmë orë lojë, por për këtë aspekt Leao falënderon shokët e tij:

“Pikërisht aty mendoj se bëmë më të mirën tonë, duke qenë se sërish nuk i lejuam Romës që të afrohej asnjëherë tjetër rrezikshëm, me përjashtim të rastit të golit të Spinacolës në fund. Ishte një ndeshje që nuk mund ta barazonim, pasi kishim bërë gjithçka perfekte për 60 minuta, përpara se Tomori të dilte me të kuq.

Por, tani mendjen te ndeshja e radhës, pasi derbi vjen shumë i rrezikshëm, pas pauzës së kombëtareve”, përfundoi sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat