Ilir Daja, ballkanasi i vërtetë

Futboll

Ilir Daja, ballkanasi i vërtetë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:22
Ballkani

Kualifikimi i Ballkanit për të dztin sezon rresht në fazën e grupeve të UEFA Cinference League e konfirmon Ilir Dajën si trajnerin më të suksesshëm shqiptar në garat kontinentale.

Një pjesëmarrje me Skënderbeun në fazën e grupeve të Europa League pasi eleminoi gjigandët e Dinamos së Zagrebit dhe dy herë me Ballkanin, për më tepër në dy edicione rresht ku ka shitur edhe dy lojtarët më të mirë, fillimisht Krasniqin dhe pak javë më parë Rrahmanin.

Ballkani është klubi rekordmen me minimalisht 6 milionë euro arkëtime vetëm nga kualifikimi në grupe por edhe miliona të tjera të arkëtuara nga ndeshjet në grupe, të drejtat e imazhit, reklamat dhe biletat.

Një sipërmarrje e suksesshme që lindi në sytezën modeste të Suharekës por eklipsoi Prishtinën historike, Dritën e Gjilanin me financa të rënda apo Trepçën.

Fitorja e Prishtinës ndaj BATE Borisov nuk ishte rastësi, klubi i ka besuar projektin trajnerit tiranas dhe ka këmbëngulur me besimin e verbër te ai.

Daja ka rikthyer jo vetëm rezultatet por edhe lojën e këtë e tregoi edhe në ndeshjet e grupeve sezonin e kaluar por edhe me sfidën e parë ndaj Ludogorets. Leksion që në Shqipëri refuzojnë ta shikojnë e dëgjijnë sepse ndoshta klubet elitare janë shumë krenare për të pranuar gabimet që të gjithë i kemi parë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat