Aliaj: Sfida e radhës në qytetin e minatorëve!

Futboll

Aliaj: Sfida e radhës në qytetin e minatorëve!

Nga: K. G. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Presidenti i klubit të Suharekës, Rrustem Aliaj, thotë se nesër do të jetë një sfidë e vështirë në Mitrovicë.

Suhareka do të ballafaqohet me Trepçën, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.

Ndeshja luhet në Mitrovicë, duke filluar në orën 16.00. 

“Kësaj të diele në javën e tretë të Ligës së Parë grupi A, FC Suhareka udhëton si mysafir i klubit me renome Trepçës në Mitrovicë. FC Suhareka ka arritur një fitore dhe një humbje, ndërsa Trepça ka shënuar dy fitore. 

Ndaj, pritet një ballafaqim i fortë, sepse djemtë te FC Suhareka do të përpiqen që humbja e javë së dytë nga Dinamo ishte një rastësi e nga ana tjetër Trepça do të orvatet të tregojë se në këtë kampionat ka hyrë me synime të qarta, inkuadrim në Superligë”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Aliaj pret ndeshje të fortë dhe të bukur për dashamirët e futbollit që do të janë të pranishëm. 

“Nisur nga kjo si adhuruesit tanë edhe ata mitrovicas presin një duel të fortë e mbi të gjitha korrekt.
Forca  Suhareka  urime e na priftë e mbara”,
ka përfunduar Aliaj.

Trepça është lider me 6 pikë dhe Suhareka renditet në vend të 5-të me 3 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat