Bajko veçon dy lojtarët më të mirë të Kombëtares

Futboll

Bajko veçon dy lojtarët më të mirë të Kombëtares

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:50
Bajko

Neptun Bajko ishte i ftuar në episodin e parë të “Soccer Talk Podcast“, i drejtuar nga Skënder Gega. Ish-trajneri i njohur ka treguar lojtarët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, ndëra të cilët veçon Skënder Halilin, Panajot Panon dhe Refik Resmën.

Bejko gjithashtu vlerëson edhe goditjet nga distanca të Ledio Panos, të cilat i krahason edhe me gjuajtjet e Platinisë.

“Goditjet që ka pasur Ledio (Pano), rrezik i ka edhe tani, nuk i ka pasur edhe Platinija, që e kam parë vetë.

Dy janë për mua, që janë mbi nivelin e të gjithë të tjerëve në futbollin shqiptar. Janë Skënder Halili dhe Panajot Pano.

Ndër këta, vlerësoj shumë edhe Refik Resmën. Atëherë nuk flitej për gjë tjetër përveç Refikut. Erdhi Panajoti që i hoqi vëmendjen”, ka thënë Neptun Bajko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat