Bonuccii zbarkon në Berlin, klubi ankohet për paratë

Futboll

Bonuccii zbarkon në Berlin, klubi ankohet për paratë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:17
Leonardo Bonuccirt

Pas Union Berlinit, edhe Juventusi konfirmoi me një njoftim zyrtar për shtyp, transferimin e Leonardo Bonuccirt në klubin gjerman ku do të mbajë numrin 23.

“Klubi i futbollit Juventusi njofton se ka arritur marrëveshje me FC Union Berlin për transferimin përfundimtar dhe falas të Leonardo Bonuçit.

Ky transaksion gjeneron një ndikim negativ ekonomik në vitin financiar 2022-2023 të barabartë me 5.6 milionë euro, për shkak të rregullimit të vlerës në bilanc të të drejtave të regjistrimit të lojtarit.

Marrëdhënia midis Juventusit dhe Leonardo Bonucci mbaron në mënyrë të thatë e mbase me shumë hidhërim nga ana e futbollistit.

Një rrugëtim fitues, plot kënaqësi, i përbërë nga ardhje dhe rikthime që kanë shënuar etapat e kësaj historie të jetuar së bashku.

Nga viti 2010 (viti i transferimit të tij nga Bari) deri në 2023-shin, Leo ndau 12 sezone të mbushura me trofe me Juventusin me rolin e qendrës në treshen mitologjike mbrojtëse në shoqërinë e Barxaljit dhe Kielinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat