​​Cancelo flet si “blaugrana”: Një ëndërr e realizuar, do të jetë një sezon i mrekullueshëm

Futboll

​​Cancelo flet si “blaugrana”: Një ëndërr e realizuar, do të jetë një sezon i mrekullueshëm

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:33
Joao Cancelo

Joao Cancelo ishte një nga goditjet e Barcelonës në mbyllje të tregut të transferimeve të verës.

Portugezi u prezantua këtë të shtunë nga klubi “blaugrana”.

“Është një ëndërr e realizuar.

Dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe nënën time, e cila më shikon nga qielli. Ajo e dinte që doja të luaja këtu.

Barça ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia, kam dashur të luaj këtu. Unë identifikohem shumë me kulturën e këtij klubi. Jam shumë i emocionuar.

Vij me përkushtim dhe me përulësi për të punuar. Më pëlqen presioni dhe shpresoj që të jetë një sezon plot trofe. Mund të jap kontributin tim me punë, përkushtim dhe të jem gjithmonë me ekipin për të fituar tituj.”

Ambiciet: “Tashmë njoh disa nga kolegët e mi dhe mendoj se janë një grup spektakolar. Do të jetë një sezon i shkëlqyer për ne. E pres me padurim dhe shpresoj të kem shumë angazhim dhe punë. Shpresoj të fitoj të gjithë titujt e mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat