Transferta islandeze kthehet në makth për skuadrën e Duros!

Futboll

Transferta islandeze kthehet në makth për skuadrën e Duros!

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:01
Struga Trim Lum

Transferta islandeze kthehet në makth për skuadrën e Duros! Pas eliminimit, mbeten në aeroport!

Struga nuk arriti të kalonte në grupet e Ligës së Konferencës, duke u mundur nga islandezët e Breindablik me rezultatin 0-1 në Strugë dhe 1-0 në Islandë.

Në përfundim të ndeshjes, ata kanë pasur të planifikuar fluturimin për në drejtim të Frankfurtit e më pas, për në Maqedoni por plani ka ndryshuar. Moti i keq në Rejkjavik, ka bërë që të gjitha fluturimet të shtyheshin.

Në këtë mënyrë, skuadra e ka kaluar natën në Rejkjavik duke pritur njoftimin për t’u nisur në drejtim të Maqedonisë. Sakaq, Struga luan ndeshjen e javës së 6 të kampionatit ditën e hënë, kundër Tikvesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat