Sylvinho me lëvdata për Dakun dhe Mujën

Futboll

Sylvinho me lëvdata për Dakun dhe Mujën

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:35
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

Përzgjedhësi Sylvinho publikoi dje listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk munguan risitë.

Dy ish-reprezentuesit e Kosovës, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, u përfshin në listën e “Kuqezinjve”.

Sylvinho u paraqit sot në konferencën për media, ku mes tjerash foli edhe për këta dy futbollistë.

Në pyetjen se sa ka shanse që Daku dhe Muja të luajnë në këto dy sfida, trajneri brazilian tha: “Daku dhe Muja janë dy lojtarë që kanë mundësi të marrin minuta në këto dy ndeshje.

Janë të fortë dhe mund të na ndihmojnë në këto dy sfida duke pasur parasysh karakteristikat e kundërshtarëve.

Daku është një lojtar që luan si pykë në zonë, një lojtar që lufton shumë, i fortë fizikisht dhe jep shumë gjatë 90 minutave. E njëjta gjë edhe për Mujën.

Njoh edhe trajnerin e tij tek Antwerpi. Kemi luajtur dikur bashkë te Barcelona. E lexoj lojën e Mujës, njësoj si trajneri i tij tek Antwerp.

Është një lojtar që mund të luajë në disa pozicione, mesfushë dhe sulm. Kësisoj, ai mund të na bëjë shumë punë në këto momente.

Është një lojtar që jep shpirtin në fushën e lojës, maksimumin e tij në 90 minuta. Janë lojtarë që mendoj se mund të kenë minuta në këto ndeshja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat