Dhjetë gola në Magdeburg, shënon edhe lojtari shqiptar 

Futboll

Dhjetë gola në Magdeburg, shënon edhe lojtari shqiptar 

Nga: K. Goca Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:15
Pamje nga ndeshja

Dhjetë gola në Magdeburgu.

Skuadra e Magdeburgut ka shënuar fitore me rezultat 6:4 ndaj Hertha nga Berlinit, në kuadër të javës së pestë të Bundesliga II.

Futbollisti shqiptar Jason Çeka ka luajtur titullar dhe ka shënuar gol për Magdeburgun.  

Për Magdeburgun shënon Gnakam (7', Schuler (37'), Çeka (49'), Bell Bell (58'), El Hankouri (68') e Arslan (90+2’) dhe për

Hertha Berlinin realizuan Reese (2'), Winkler (22'), Tabakoviq (43' e 55). 

Holstein Kiel renditet në vend të parë me 12 pikë, pasojnë Magdeburgu me 11, ndërsa Hertha është në pozitën e 16-të me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat