Muça, talenti shkupjan që ëndërron majat e futbollit

Futboll

Muça, talenti shkupjan që ëndërron majat e futbollit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:37
Muça

Futbolli pa dyshim se është sporti më i preferuar tek moshat e reja. I tillë është rasti edhe me Erion Muça, i lindur me 2 maj të vitit 2011.

Është kjo një datë historike për neve shqiptarët e Maqedonisë, të cilën Erioni dëshiron ta shndërrojë në një histori të bukur futbolli në aspektin individual, duke pasur parasysh dashurinë e zjarrtë që ka për futbollin.

“Ëndërr e imja është që një ditë të bëhem një futbollistë profesionist. Futbollin e dua me zemër dhe shpirt, ndaj dhe po punoj që nga fëmijëria, me shpresë se një ditë do të jem pjesë e futbollit elitar në vend, e më pas edhe atij europian” – shprehet fillimisht 12-vjeçari Erion Muça, i cili hapat e parë me futbollin i bëri në vitin 2018-të, te KF Albarsa, me trajner Meriton Berishën dhe Nexhat Topojani.

“Mund të them se kjo dyshe është më meritorja që unë sot jam këtu ku jam.

Është kënaqësi të punosh nën dirigjimin e kësaj dyshe, që bëjnë një punë të mrrekullueshme me neve të rinjëve.

Puna e palodhshme që bëjmë në vitin 2022 dha edhe rezultatin e parë, kur neve si KF Albarsa gjenerata 2011 u shpallëm kampion të një ndër turneve më të fuqishëmë për grupmoshat e reja, ‘Dana Cup’.

Shpresoj se rezultate të këtilla të arrijmë edhe në vitet në vijim, pasi vërtetë nëpër turne të këtilla ke mundësinë që të biesh edhe në syrin e skautëve europian” – vijoi Erion Muça, i cili luan si mbrojtës i krahut të majtë.

Futbollisti që pëlqen në pozitën në të cilën e luan edhe vetë ai, është Teo Hernandez i Milanit. Shpresojmë që një ditë Erioni ti shijoj ngjyrat “kuqezi”, qofshin ato të gjigandit Italian, Milanit, apo edhe të kombëtares shqiptare, aty ku për momentin nga Maqedonia na përfaqësojnë plotë tre futbollistë, Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Taulant Seferi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat