Xavi: Arbitrat nuk më kanë ndihmuar kurrë

Futboll

Xavi: Arbitrat nuk më kanë ndihmuar kurrë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:22
Xavi

Xavi ka folur sot para mediave duke u ndalur te merkatoja që skuadra e tij ka bërë, si edhe për çështjen Negreira, ku Barcelona akuzohet se ka paguar arbitrat për të pasur favorizime.

Këtë pretendim, Xavi e ka hedhur poshtë duke shtuar se kurrë nuk është ndihmuar.

“Merkatoja? Drejtuesit i vlerësoj me 10! Jemi këtu përr të bërë më pak për shkak të rregullave dhe mendoj se është bërë punë e mrekullueshme. Kushtet kanë qenë të vështira dhe duhej të shpenzonim shumë pak.

Negreira? E kam thënë shpesh herë. Në 17 vite karrierë si lojtar në ekipin e parë dhe si trajner, asnjëherë nuk kam ndjerë përfitim dhe nuk jam ndihmuar nga arbitrat”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat