Ylli i ri i Skënderbeut që po mahnit Superioren

Futboll

Ylli i ri i Skënderbeut që po mahnit Superioren

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:38
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu ka arritur që të marrë 6 pikë në 2 ndeshje e para të Superiores. Korçarët kanë ardhur me uri nga Kategoria e Parë dhe me një super ekip ku djemtë e rinj po bëjnë ligjin në elitën e futbollit shqiptar.

Një prej lojtarëve që po dallon më së shumti është edhe Emir Rashica. Ky i fundit ishte pjesë e Trepçës, ndërsa në dhjetor të 2022 u thirr nga Interi i Serisë A për t’u provuar.

Kjo eksperiencë nuk shkoi ashtu siç duhet, teksa 19-vjeçari iu bashkua Skënderbeut duke e kërkuar Europën nga aty.

Shqipëria duhet ta shoh këtë lojtar për në grup moshat pasi dallon lehtësisht në fushën e blertë. Rashica bëri diferencën edhe kundër Dinamo City, ndërsa pas krosimit të tij të rrezikshëm do të vinte edhe autogoli i Behiratces që vendosi ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat