Liria shijon fitoren e parë

Futboll

Liria shijon fitoren e parë

Nga: K. Goca Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:04
Liria

Liria e Prizrenit ka shënuar fitoren e parë me rezultat 2:1 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Melos Zenunaj në minutën e 34-të ka realizuar për epërsinë 1:0.

Mysafirët barazuan me golin e Ivgiq në minutën e 66-të.

Zenunaj në minutën e 90-të ia siguron fitoren Lirisë.

Liria renditet në vend të pestë me 5 pikë dhe Fushë Kosova në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat