Legjenda kundër Salahut

Futboll

Legjenda kundër Salahut

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 19:02
Salah

Lajmi për një ofertë arabe prej 150 milionësh për Momo Salah ka ardhur nga Anglia. Dërguesi: Al Ittihad, skuadra në të cilën luan edhe fituesi i Topit të Artë Benzema. Përgjigjja ka qenë negative.

Të Kuqtë e ndaluan egjiptianin, i cili megjithatë së bashku me përfaqësuesit e tij heshtën për këtë çështje. Dhe Graeme Souness, legjendë e Liverpool-it, ka dhënë mendimin e tij për këtë çështje:

“Salah është ende duke flirtuar me arabët, nuk është mister. As ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë bërë deklarata publike kategorike, të tilla si: ‘Ne absolutisht nuk duam të shkojmë në Arabi në këtë kohë’.

Nëse ai do të kishte dashur të qëndronte, do të kishin dalë deklarata dashurie për Liverpool-in”.

Souness shpreh shqetësimin e tij:

“Salah është duke luajtur me këtë ide dhe, përfundimisht, kam frikë se ai do të ndiejë dëshirën për t’u larguar. Shumica dërrmuese e tifozëve të Liverpool-it kuptohet se do të trishtoheshin nga largimi i tij dhe kjo do të tregonte se çfarë e pret Premier League në vitet e ardhshme.

“Sauditët tashmë janë në çdo nivel të shoqërisë britanike gjatë 50 viteve të fundit – pse të mos provonin edhe futbollin? Ata janë të mëdhenjtë e Lindjes së Mesme, ata nuk ndihen të dytët ndaj askujt.

“Ata duan lojtarë të mëdhenj, si Salah, të cilët do t’i bëjnë njerëzit të flasin për ta. Paratë nuk kanë vlerë për ta sepse kanë shumë. Mbani mend fjalët e mia: Ky është një tren i rëndë që largohet nga stacioni, por ende shumë larg nga destinacioni i tij final”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat