Ballkani shet një tjetër “xhevahir”, 200 mijë euro dhe mban 20% të kartonit

Futboll

Ballkani shet një tjetër “xhevahir”, 200 mijë euro dhe mban 20% të kartonit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 20:24
Ballkani

Ballkani është skuadra që po bën historinë, teksa siguroi për të dytën herë në histori pjesëmarrjen në grupet e Conference League. Megjithatë, kampionët e Kosovës do të humbasin një tjetër yll të skuadrës.

SuperSport mëson se Meriton Korenica do e vijojë aventurën e tij në Turqi, tek skuadra e Manisës. Klubi nga Suhareka do të përfitojë 200 mijë euro, ndërkohë që do të mbajë 20% të kartonit. 26-vjeçari ka firmosur këtë të shtunë një kontratë 2-vjeçare.

Drejtori i Manisës, Nderim Nexhipi, i cili për dy vite mbajti të njëjtin rol dhe tek Ballkani ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtët transferim, teksa e njeh mjaft mirë futbollisin e lindur në Rahovec.

Me Korenicën, Nexhipi ka luajtur në kohën kur ishte pjesë e Shkëndijës, ndërkohë që ishte po 39-vjeçari që e afroi tek Ballkani.

Manisa kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk dhe pritet që Korenica të jetë një vlerë e shtuar që do e ndihmojë ekipin në ngjitjen e ekipit.

Mesfushori do të bashkohet të hënën me përfaqësuesen e Kosovës e pas grumbullimit do të bashkohet me ekipin e ri. Korenica do të mbajë fanellën me nr. 77 edhe tek Manisa, ku synon të bëjë mirë për të bërë më pas hapin e madh në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat